Flash News

E-TJERA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut vizitë në Pustec: Ballkani i Hapur të vazhdojë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut vizitë në Pustec: Ballkani

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi i shoqëruar nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pustec.

Veç takimeve me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në zonë, dy presidentët vizituan Shtëpinë Muze “Sterjo Spasse” në Gollomboç.

Gjatë takimit, Begaj vuri në dukje rolin e shqiptarëve në stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Penderovski për çështjen e Ballkanit të Hapur tha se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur.

Ballkani i Hapur që nga fillimi ishte një bashkëpunim rajonal mes shteteve të Ballkanit. Ka mbi 50 nisma për bashkëpunim, e Ballkani i Hapur ishte një prej tyre. Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur,” u shpreh Penderovski.

Ndërsa një fjalim për nismën e mbajti edhe Begaj, por nuk tha asgjë për Ballkanin e Hapur.

"Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim, Pendarovski bashkë me Zonjën e Parë në Bashkinë e Pustecit. Zgjodhëm Bashkinë e Pustecit, për të treguar se marrëdhëniet mes 2 vendeve tona janë marrëdhënie të 2 vendeve mike, vendeve anëtare të NATO-s, që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në BE. Sfidat mes 2 vendeve janë të mëdha, duhet t’i përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqenie mes vendeve tona dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit,"-tha Begaj.

Të fundit