Flash News

E-TJERA

Maratona e Tiranës, njihuni me fituesit e distancës 10 kilometra

Maratona e Tiranës, njihuni me fituesit e distancës 10 kilometra

Janë shpallur fituesit e Maratonës së Tiranës për distancën 10 kilometra.

Ata janë David Nikolla nga Shqipëria i cili kaloi i pari vijën e finishit. Pas tij, në vendin e dytë, u rendit Albion Ymeri nga Kosova, ndërsa i treti është Bogdan Somenojeh nga Ukraina.

Për të njëjtën distancë, në kategorinë e femrave u shpall fituese Gresa Bakraqi e Kosovës. Redia Dauti nga Shqipëria mori vendin e dytë. Podiumin e plotësoi si vend i tretë Luiza Gaia Dal Molin.

Vendi i parë fitoi 800 euro, i dyti 600 euro dhe i treti 500 euro.

Të fundit