Flash News

E-TJERA

Maratona paralizon Tiranën në fundjavë, ja akset rrugore ku do të kufizohet qarkullimi

Maratona paralizon Tiranën në fundjavë, ja akset rrugore ku do

Në fundjavë do të zhvillohet Maratona e Tiranës me edicionin e saj të nëntë, çka do të sjellë paralizim të kryeqytetit në disa akse rrugore. 

Policia ka publikuar akset ku qarkullimi do të jetë i bllokuar më 18 dhe 19 tetor në disa fasha orare. Edhe disa linja urbane do të jenë të pezulluara.

E shtunë, 18 tetor 2025 – “Fan Run” (ora 09:00–11:00)

Të mbyllura për qarkullim:

Sheshi “Nënë Tereza”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Segmentet lidhëse të rrugëve: “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”
Devijime kryesore:

Rrugët “Myslym Shyri”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Bajram Curri” – qarkullim vetëm me drejtim të detyruar djathtas.

Linjat urbane devijojnë në “Sheshi Willson”, “Rruga e Kavajës”, “Mine Peza” dhe “Zogu I”.

E diel, 19 tetor 2025 – “Maratona e Tiranës” (ora 08:00–16:00)

Të mbyllura për qarkullim:

Sheshi “Nënë Tereza”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Bulevardi “Bajram Curri”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Abdi Toptani”
Bulevardi “Zogu I”
Bulevardi i Ri
Rruga “Ded Gjo Luli”
Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura Taiwan)
Rruga “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha”, “Abdyl Frashëri”, “Lek Dukagjini”

Devijime kryesore:

Qarkullimi zhvendoset në Unazën e Mesme, rrugët “Luigj Gurakuqi”, “Mine Peza”, “Dibra”, “Barrikadave”, “Vaso Pasha”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”.

Ndalim për mjetet private e transportin e rëndë brenda Unazës së Madhe (08:00–16:00).

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe policisë do të lejohet normalisht.

1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë Kristal Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe I/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri” “Myslym Shyri” “Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – mrruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” -rruga “Fortuzi” – ruga e “Durrësit”. – Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardin “Zogu I”- rruga “Fortuzi” – rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – rrugën “Ismail Qemali” – bulevardin “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – Rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e ““Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”. Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”. Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht. – Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

2.3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 — 16.00.

Të fundit