Flash News

E-TJERA

Mario Draghi në parlamentin e PE: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mario Draghi në parlamentin e PE: Hapni negociatat me Shqipërinë 

Kryeministri italian Mario Draghi i bëri thirrje BE-së që të hapë sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur para 705 deputetëve të Parlamentit Europian, Draghi shprehu mbështetjen e Italisë edhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën.

"Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në mars 2020.

Ne duam t'i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të sigurojmë vëmendjen më të madhe ndaj pritshmëritë legjitime të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës”, shtoi kryeministri, duke nënvizuar: “Duhet të ndjekim rrugën e hyrjes që kemi bërë, por edhe të vazhdojmë sa më shpejt”, tha kryeministri italian.

Të fundit