Flash News

E-TJERA

Mark Marku: Sulmi ndaj Berishës të hetohet nga prokurorë të huaj, mund ta çojë Shqipërinë shumë larg

Mark Marku: Sulmi ndaj Berishës të hetohet nga prokurorë të

Pedagogu Mark Marku është shprehur se sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha në protestën e 6 Dhjetorit duhet ta hetojë një grup prokurorësh të huaj.

Duke folur në emisionin Opinion, Marku thotë se kjo ngjarje “mund ta çojë Shqipërinë shumë larg”.  

Dikush mund të ketë pasur interes. Mendoj që këtë ne nuk marrim parasysh dhe unë jam shumë i shqetësuar, e para sepse është një ngjarje shumë irrituese, është dëshpëruese që të shikosh të goditet ish-kryeministri, ish-Presidenti, dy mandate kryetar i opozitës, në një protestë paqësore, që goditet në atë moshë, është dëshpëruese realisht.

Është më tepër se fyese. Unë mendoj që mënyra si po e nxisim këtë debat, ne po krijojmë kushte edhe për skena të tjera të ngjashme, po krijojmë atmosferën që kjo shoqëri të përçahet edhe më shumë, të konfliktohet edhe më shumë. Ka aktorë mendoj unë që janë të interesuar në këtë moment, në këtë situatë gjeopolitike për të destabilizuar. Mënyra si ai ka vepruar, duke parë mënyrën si ka vepruar, më duket se është dikush… ka një strukturim. Pse? Sepse kam parë me kujdes skenën. E para ai e ka ndjekur.

Shkoi Macroni për të takuar njerëzit edhe ia këputi me një shpullë. Ashtu ndodh kudo. Por ishte një gjë, që tek PD, pastaj ndjekja, gjetja e momentit, edhe në pikëpamjen e itenerarit. Mënyra se si u pozicionua nga media, aty ku dyshimet janë më të pakta, mënyra si çau dhe çau në një mënyrë shumë profesioniste. Ajo çfarë mendoj unë është që vetëm në mënyrë amatoreske kjo situatë nuk përballet. Në mënyrë amatoreske, ose në mënyrë tendencioze siç po e bëjnë të gjithë aktorët në Shqipëri. Mendoj që një grup hetimor prokurorësh nga jashtë… Sepse ka për të qenë një ngjarje që mund ta çojë Shqipërinë shumë larg. Unë mendoj se këtu kushtet janë që të shkojë Shqipëria. Për këtë jam i shqetësuar. Nëse ka një moment që duhet të reagojmë është ky”, u shpreh Marku.

 

 

 

Të fundit