Flash News

E-TJERA

Mark Marku rrëfen takimin e fundit me Kadarenë: Jemi me fat që jetuam në epokën e tij

Mark Marku rrëfen takimin e fundit me Kadarenë: Jemi me fat që

Profesori Mark Marku ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në Top Channel, Marku tregon se ka pasur shumë kontakte dhe marrëdhënie me të, por vitet e fundit për shkak të covidit takimet u rralluan.

Ai ka rrëfyer takimin e fundit me Kadarenë dhe thekson se brezi ynë ishte me fat që jetoi në epokën e tij. 

Mark Marku: Vepra e Kadaresë, përveçse mendoj se është korpusi më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare është autor i cili e përfaqëson në mënyrën më dinjitoze. Një autor i rëndësishëm i shekullit, ndoshta nga autorët e lindjes dhe Evropës lindore, ishte figuramë e rëndësishme dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme.

Është autor domethënës i letërsisë evropiane i dy shekujve të fundit. Jemi me fat që jetuam në epokën e tij se leximi i veprës së Kadaresë, vepra e Kadaresë ishte një festë e vazhdueshme në kuptimin që zbuloje përherë diçka të re, shijoje gjuhen, vetë letërsinë si të tillë. Në këtë kuptim, çdo kush që ka jetuar kohën e Kadaresë se është me fat.

Kam pasur shumë kontakte dhe marrëdhënie me të, kam qenë në shtëpinë e tij, ka ardhur në shtëpinë time, njohje e qëndrueshme. Vitet e fundit për shkak të covidit i rralluam takimet.

Dy gjërat e fundit që mbaj mend, para një muaji, një mik i imi në universitetin e Brukselit do vinte në Shqipëri se e kishte autorin e preferuar dhe më kërkoi që ta takonte. E pati një nga ngjarjet më të mëdha të jetës se ishte adhurues i Kadaresë. Ky ishte takimi im i fundit me Kadarenë.

Para tre muajsh isha për një cikël leksionesh në universitetin e Brukselit dhe kolegu që më priste më tha a mund të japësh një leksion për Kadarenë. E dha për Pallatin e Endërrave, të gjithë studentët e kishin lexuar dhe më thanë faleminderit që na bëre të njohim një autor kaq të madh të letërsisë botërore.

Të fundit