Flash News

E-TJERA

Mark Marku tregon diferencën e dy Kuvendeve: Kemi të drejtë t’i kërkojmë llogari Bashës

Mark Marku tregon diferencën e dy Kuvendeve: Kemi të drejtë

Profesori dhe ish-deputeti i PD-së, Mark Marku, ka komentuar Kuvendet e zhvilluara në dy kampet blu.

Mark Marku u shpreh se Kuvendi i sotëm tregoi se partia pavarësisht krizave dhe problemeve që ka, është një proces normal. I ftuar në studion e News 24, duke iu referuar edhe zhvillimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Marku bëri edhe një diferencim mes tyre.

"Shikoj dy gjëra në këtë Kuvend, po edhe në të gjitha zhvillimet. PD është e hapur ndaj krizës së vet, ka hapur debatin publik dhe të brendshëm për krizë ne vet. Gjë që e kam kërkuar në kongresin e korrikut. Ideja që të bëjmë një analizë, të ftojmë një debat. E konsideroj ndryshimin si proces, jo si akt. Ti mund të marrësh vendim të ndryshosh, por nuk ndryshon dot. Në këtë kuptim faza e parë, aty krijohen premisat e ndryshimit. Ka pasur një përpjekje për ta përdorur pakënaqinë e demokratëve, dëshpërimin, zemërimin, për ta funksionalizuar në favor të përpjekjes së Sali Berishës për të marrë kontrollin e PD-së. Gjë që ka çuar në një sërë veprimesh jo legale, kaotike. Mendoj që ky Kuvend ka dhënë shenja që PD-ja pavarësisht problemeve që ka, mospërputhjeve, në fund është një proces normal. Një Kuvend i thirrur brenda normave statutore, mbi një kuorum të caktuar. Shpresoj që nesër të na jepen të dhënat transparente për delegatët që kanë marrë pjesë. Mediat nuk u penguan. Nëse ti mendon që i ke të gjithë elementet që e bëjnë veprimin tënd të ligjshëm, nuk ke pse i pengon mediat. Pse duhet t’i largojmë mediat. Mediat kanë qenë të pranishme sot, procedura nga pikëpamja institucionale, brenda një organizate politike ka qenë transparente, tani ne duam ta verifikojmë këtë. Nëse kanë qenë 5004 delegatë, shifrat e deklaruara nga vetë Berisha që vetë caktoi Kuvendin, datën, komisionit e verifikimit, janë të rreme", tha Mark Marku.

Nga ana tjetër, profesori tha se pas zhvillimit të fundit dhe mesazhit që u përcoll sot nga Kuvendi, është e drejta e çdokujt të kërkojë llogari nga Lulzim Basha.

"Dy janë mesazhet e këtij Kuvendi: Dhënia fund e dualizmit të lidershipit në PD. Prej këtij moment ika vetëm një lider në PD. Pas kësaj kemi të drejtë t’i kërkojmë llogari z. Basha për çdo gjë", deklaroi Marku.

Të fundit