Flash News

E-TJERA

Marka 'Trump' nuk ndalet, nga Sazani drejt Bukureshtit me kulla luksoze

Marka 'Trump' nuk ndalet, nga Sazani drejt Bukureshtit me kulla

Pas jehonës që ka krijuar projekti luksoz në ishullin e Sazanit në Shqipëri, vëmendja është zhvendosur tashme drejt një projekti të ri në Rumani nga brandi Trump.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se marka “Trump” po planifikon ndërtimin e kullave biznesi dhe rezidencash në zonat elitare të Bukureshtit, duke sinjalizuar një zgjerim të pranishëm të investimeve me emrin e tij në rajonin e Evropës Lindore.

"Kulla Trump në Bukuresht pasqyron plotësisht angazhimin tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë, luksit dhe inovacionit. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SDC Imobiliare në këtë zhvillim historik që do të prezantojë një nivel të paparë cilësie dhe shërbimi në tregun rumun", tha Eric Trump, zëvendëspresident Ekzekutiv i Organizatës Trump. 

Kulla Trump në Bukuresht do të përfshijë apartamente dhe lehtësira luksoze banimi, duke vendosur një standard të ri në dizajnin arkitektonik, shërbimet e personalizuara dhe përvojat ekskluzive të jetesës për banorët dhe mysafirët.

Të fundit