Flash News

E-TJERA

Marku: Më ka ndjekur motivi i Odisesë, sepse është udhëtimi te vetja, rruga e njeriu te njerëzorja

Marku: Më ka ndjekur motivi i Odisesë, sepse është
Foto ilustruese

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari Rudolf Marku u shpreh se atë e ka ndjekur miti i Odisesë e ka ndjekur në jetën e tij si një udhëtim te vetja.

Marku: Mua më ka ndjekur motivi i Odisesë, sepse është udhëtimi te vetja. Odisesë në një moment i dalin përbindëshat. Këto pengesa janë kërkimet në shpirtin e shpirtin e njeriut, janë e pandërgjegjshmja që ka trashëguar njeriu nga bota shtazore për të realizuar atë që është njerëzore.

Qenia njerëzore është gjithmonë në udhëtim të përjetshëm. Deri në çastin e fundit të jetës së vet, është duke kërkuar veten e tij. Një poet italian e rishkruan Odisenë dhe e përfytyron se në momentin që ka mbërritur Odiseja, atëherë ka një arsye për të ikur dhe për të fillua udhëtimin e tij.

Të fundit