Flash News

E-TJERA

Maroku i pret biletën Portugalisë, Ronaldo mbyll Botërorin mes lotësh

Maroku i pret biletën Portugalisë, Ronaldo mbyll Botërorin mes

Maroku ka garantuar kualifikimin duke mposhtur me rezultatin 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Marokenët zhbllokuan sfidën në minutën e 42’ me El-Nesyri duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e gjysmëfinales në Katar 2022.

Maroku ka shkruar histori duke eliminuar Portugalinë, e cila u shfaq në formë jo të mirë duke tentuar disa herë drejt portës së afrikanëve, por pa rezultat.

Cristiano Ronaldo qëndroi në stol për herë të dytë dhe u aktivizua vetëm 45 minutëshin e fundit.  

Pas përfundimit të ndeshjes dhe kualifikimit të Marokut, CR7 u pa të linte fushën e futbollit mes lotësh duke u drejtuar në dhomat e zhveshjes.

Maroku i pret biletën Portugalisë, Ronaldo mbyll Botërorin mes

Ky ishte botërori i fundit për kampionin e futbollit dhe dëshira e tij e shprehur edhe më herët ishte një triumf për të mbyllur karrierën në futbollin ndërkombëtar.

Të fundit