Flash News

E-TJERA

Marrëdhënia e shqiptarëve me paranë, Guxholli: Mungon edukimi financiar, flasin por nuk dinë t’i menaxhojnë

Marrëdhënia e shqiptarëve me paranë, Guxholli: Mungon

Ekonomistja Zana Guxholli, e ftuar në emisionin “Elevate By Floriana Garo”, ka folur mbi nivelin e edukimit financiar në Shqipëri dhe mënyrën si shqiptarët e perceptojnë paranë.

E pyetur nëse shqiptarët janë të edukuar financiarisht, ajo u shpreh: “Edukimi i mirëfilltë financiar në Shqipëri mungon. Këtë edukime kanë vetëm ata që diplomohen në këtë fushë, ose ata biznesmenë dhe gra të biznesit që futen në këtrë rrugë dhe përfitojnë diçka diuke mësuar vetvete.”

Sa i përket mënyrës si flitet për paratë në Shqipëri, Guxholli theksoi se tregon një mungesë edukimi financiar.

“Shqiptarët tërë ditën për paratë flasin. Ulesh në lokal, ti dëgjon tërë hallet, sukseset dhe disfatat e tavolinave përreth. Por mënyra se si flitet na dëshmon se ne na mungon edukimi i mirëfilltë financiar ose paraja si lidhet me jetën tonë. Edukimi financiar duhet të fillojë që në arsimin parashkollor, që në kopshte. Në vendet e zhvilluara prindërit janë rritur me këtë qasje. Koncepti i të kursuerit i lënies mënjanë të ca parave duhet të fillojë që në kopsht. Duhet patjetër të kontribuojë edhe familja.”

E pyetur nëse këshillon hapjen e llogarive bankare për fëmijët, ajo tha se një i rritur duhet të heq mënjanë të paktën 10% të të ardhurave që merr për të krijuar një portofol sigurie.

“Po këshilloj patjetër. Kursimi i heqjes mënjanë të parasë aq sa ke mundësi. Flas për rrogat mesatare dhe të larta. Të heqësh mjënjanë një 10% të asaj çka merr vazhdimisht, të krijon një shtresë sigurie për ngjarje të papritura. Në këtë koncept prindërit duhet të mendojnë edhe për fëmijët, sepse shkolla është bërë e kushtueshme dhe shumë gjëra të tjera janë bërë të kushtueshme.”

Kur duhet hapur llogari bankare një i ri? Guxholli tregon se edhe një shumë e vogël që mund të fitojë një i ri, duhet të depozitohet në llogari bankare.

“Menjëherë sapo fillon bën të ardhura. Sepse hapet llogaria bankare dhe ajo shumë e vogël që në fillim mund të duket si qesharake, me kalimin e kohës ajo rritet. Në moshën 16, 17 dhe 18 vjeçare je pothuajse i rritur, i pjekur dhe të fillosh të investosh. Unë rekomandoj mekanizmat financiar, të mësosh nga tregu financiar. Investon në ‘stock market’.”

 

Të fundit