Flash News

E-TJERA

Marrëdhënia me Berishën? Meta: Me të ke dëshirë të luftosh, ai i njeh rregullat e lojës

Marrëdhënia me Berishën? Meta: Me të ke dëshirë

Presidenti Ilir Meta ka folur për marrëdhënien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Në studion e “Quo Vadis”, Meta tha se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.

“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Berishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullat e lojës”, tha Meta.

Të fundit