Flash News

E-TJERA

Marrëdhënie në grup me të miturën, mjeku i filmonte aktet dhe i dërgonte në një grup në Whatssapp

Marrëdhënie në grup me të miturën, mjeku i filmonte

Dalin në dritë të tjera detaje tronditëse nga arrestimi i kirurgut Dervish Hasi 42 vjeç, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur.

Nga hetimet, lidhur me abuzimin 2 vjeçar me një 16-vjeçare të cilën e prezantonte si gruan e tij të katërt, pasi Hasi kishte edhe tri gra të tjera, është zbuluar se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Këto të dhëna kanë rezultuar nga përgjimi dhe komunikimet që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi.

Policia zbuloi se 4 persona kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

 Por emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 

Të fundit