Flash News

E-TJERA

Marrëveshja e 17 majit, Topalli: Administrata zgjedhore u urdhërua të mos denoncojë asnjë parregullsi

Marrëveshja e 17 majit, Topalli: Administrata zgjedhore u urdhërua

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka komentuar marrëveshje e 17 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Topalli thotë se para zgjedhjeve administrata zgjedhore u urdhërua të mos denonconte asnjë parregullsi në këtë proces.

“Në 2017 ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar 3 përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin.

Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017. Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit.

Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”.

Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me votat, Gjiknuri. Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.

Të fundit