Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Marrëveshja e 5 qershorit, Dashamir Shehi: I gjen shkelje po ta interpretosh juridikisht
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi deklaron se marrëveshja e 5 Qershorit u shkel nga PS juridikisht.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi thotë se nëse ai me partinë e tij marrin 50 mijë vota në rang kombëtar, nuk arrin të marrë deputet pasi nëse nuk arrihet pragu votat i kalojnë partive të mëdha.
“Edhe juridikisht po ta interpretosh i gjen shkelje. Nga ana pragmatike, Rama merr rishpërndarjen e mandatave. Sikur të dalë më vete LZHK dhe të marrë 50 mijë vota, unë nuk futem në asnjë vend si deputet. Vjen puna që ti nuk merr deputet me 40 mijë vota, këto vota i rishpërndahen partive të mëdha. Nga ana logjike matematikore nuk ka asgjë. Votat rishpërndahen në mënyrë të padrejtë tek dy partitë e mëdha”, thotë ai.
Më tej kreu i LZHK-së u shpreh Rama po tregon para qytetarëve se është i fortë dhe shtoi se ka shumë injorantë që e besojnë dhe do shkojnë ta votojnë.
“Nga ana politike Rama ka dalë tani që t’i japë popullit shqiptarë, i jep një sinjal dhe i thotë që “unë jam i fortë”. Një pjesë e qytetarëve injorantë e besojnë këtë, se thonë ja ky i forti jonë nuk pyet për Evropën. E treta është se Edi Rama nuk e do Evropën, vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë”, u shpreh Shehi.