Flash News

E-TJERA

Marrëveshja e Ramës për emigrantët, mediat italiane zbarojnë në Lezhë, banorët: Kjo është bombë sociale

Marrëveshja e Ramës për emigrantët, mediat italiane

Nga pranvera e ardhshme pritet të mbërrijnë në Shqipëri emigrantët e parë të paligjshëm azilkërkues në Itali, siç bëhet me dije në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, me kryeministrin Edi Rama.

Marrëveshja është kritikuar nga opozita dhe opinioni publik duke e cilësuar si shitje të atdheut nga ana e kryeministrit Rama.

Ndërkohë mes zhurmës dhe protestave mediat italiane kanë bërë një vizitë në Shëngjin për të parë nga afër vendin në Gjadër ku Rama që ka menduar  që të qëndrojnë emigrantët. Për mikrofonin e mediave fqinje banorët e Shëngjinit  janë shprehur se nuk janë dakord duke evokuar rrezikun e një “bombë sociale” .

“Shëngjini do të bëhet një kamp si Guantanamo apo Lampedusa dhe policia nuk do të mund të menaxhojë të gjithë fluksin”, shpjegon një peshkatar për mediat italiane.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, deri në pranverën e ardhshme, sipërfaqja prej 300 hektarësh do të jetë objekt i një rinovimi të madh të financuar nga Italia.

Megjithatë, qytetarët janë të shqetësuar se struktura do të bëhet një qendër pritjeje e përhershme për të gjithë ata emigrantë që nuk do të mirëpriten në Bashkimi Europian.

Protokolli Itali-Shqipëri në fuqi për 5 vjet. Protokolli është një dokument 9 faqesh, gjithsej 14 nene, i cili do të qëndrojë në fuqi për 5 vjet.

Të fundit