Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Itali-Shqipëri, Bushati: Iniciativa delirante të Ramës, s'kanë interes për Shqipërinë

Marrëveshja Itali-Shqipëri, Bushati: Iniciativa delirante të

Analisti Andi Bushati, teksa foli për marrëveshjen Itali-Shqipëri për refugjatët, u shpreh se Rama ndërmerr vetëm iniciativa që i shërbejnë interesve personale të tij.

Në nëj lidhje direkte për Syri TV, Bushati tha se mrrëveshja e firmosur mes Ramës dhe Melonit mund ta sprapsë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.

Bushati theksoi se Rama iniciativa që shpesh janë delirante dhe që asnjëra prej tyre nuk përbën interes për Shqipërinë.

"Tentativa për të marrë armët kimike, tentativa qesharake ëpr të pajtuar Mitsotakisin me Erdoganin në një konflikt që daton para se të linde dhe vetë Rama, më pas donte të merrte emigrantët në Afganistan si shpëtimi i amerikanëve për perëndimin por edhe rritja e numrit të muxhahedinëve.

Rama i ka marrë këta iniciative por pyetja është se çfarë fiton Shqiëpria nga këto gjëra, pra janë iniciativa që i shërbejnë një njeriu të vetëm, Edi Ramës, që ti shkeli syun perëndimin se unë jam faktorë paqeje dhe negociator dhe në emër të kësaj më lejoni të shtyp popullin tim.

Rasti i fundit që u propagandua shumë se ne po i marrim emigrantët që Italia të na shtyjë në përparimin tonë të integrimit europian por unë kam frikë se kjo do të sjellë të kundërtën pasi është e pamundur që ata që nuk marrin azil në Itali të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Ata që do të mbeten këto ose do të tentojnë të shkojnë drejtë Greqisë ose do të marrin rrugën Ballkanike të emigrimit drejtë Kroacisë dhe do të sjellë bumerang se do të na kthejë në një vend problematik.

Rama ka marrë shumë iniciative që shpesh ishin delirante por asnjëra prej tyre nuk ishte në interes të Shqipërisë", tha Bushati.

Të fundit