E-TJERA

Marrëveshja mbetet ende vetëm në letër, kampet e refugjatëve mund të hapen në shtator

Marrëveshja mbetet ende vetëm në letër, kampet e

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama për strehimin e refugjatëve, mbetet ende në letër pasi kampet nuk janë hapur.

Plani i diskutueshëm i Italisë për hapjen e qendrave të përpunimit të emigrantëve në Shqipëri është vonuar. Zyrtarët përmendin çështjet e ndërtimit në zonën Gjadër kryesisht për shkak të motit të nxehtë të rajonit, shkruan Euroneës.

Fillimisht të vendosura për t'u hapur të enjten, qendrat pritet të jenë funksionale pas disa javësh, sipas sekretarit të kabinetit italian Alfredo Mantovano.

Ndërkohë që protestat janë zhvilluar në Tiranë dhe Lezhë, shumë banorë pranë objekteve duken kryesisht indiferentë.

Të fundit