Flash News

E-TJERA

Marrëveshja me Italinë, dalin pamjet e vendeve ku do të strehohen refugjatët në Shqipëri

Marrëveshja me Italinë, dalin pamjet e vendeve ku do të strehohen

Publikohen pamjet nga vendet në Shqipëri ku do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe një kamp refugjatësh në përputhje me marrëveshjen e diskutueshme të arritur midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Marrëveshja u kundërshtua si në Itali ashtu edhe në Shqipëri dhe një nga kritikat më të mëdha që ajo mori lidhet me kapacitetet e Shqipërisë për të pritur 3000 emigrantë në një muaj.

Sipas protokollit që është publikuar, brenda Portit të Shëngjinit, në zonën e Lezhës, në veri të Shqipërisë do të ndërtohet një qendër pritjeje për emigrantët, e cila do të përpunojë dhe regjistrojë emigrantët e shpëtuar në det nga Italia.

Një vend i dytë, i cili do të shërbejë si kamp refugjatësh, do të ndërtohet në Gjadër, një fshat ku u ndërtua një ish bazë ajrore ushtarake në vitet 1970 gjatë epokës komuniste.

Marrëveshja me Italinë, dalin pamjet e vendeve ku do të strehohen
Vendi ku do të ndërtohet qendra e pritjes së refugjatëve në Portin e Shëngjinit. Foto: BIRN

Plani i Italisë për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri është kritikuar në të dy vendet, ku aktivistët dhe avokatët e të drejtave të njeriut kanë vënë në pikëpyetje kapacitetet e Shqipërisë për të trajtuar marrëveshjet, shkruan Balkan Insight.

Ndërsa marrëveshja është kritikuar nga ekspertë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe grupe të shoqërisë civile në Itali, në Shqipëri shumë e shohin atë si nismë personale të kryeministrit Edi Rama, pasi nuk u diskutua më parë në publik.

Marrëveshja me Italinë, dalin pamjet e vendeve ku do të strehohen
Pamje e fshatit Gjadër, ku do të ndërtohet kampi i refugjatëve. Foto: BIRN

Marrëveshja i lejon Italisë të krijojë objekte në territorin shqiptar për emigrantët që ka shpëtuar në det, të cilat do të strehojnë deri në 3000 njerëz në çdo kohë.

Marrëveshja, të cilën BIRN e ka parë, edhe pse pa anekset e saj, thotë: “Në rast se, për çfarëdo arsye, e drejta [emigrantit] për të qëndruar në objekte pushon së ekzistuari”, Italia duhet t'i transferojë menjëherë këta persona jashtë territorit shqiptar.

Marrëveshja me Italinë, dalin pamjet e vendeve ku do të strehohen
Porti i Shëngjinit, ku do të përpunohen refugjatët e shpëtuar nga Italia. Foto: BIRN

“Italia do të përdorë portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjaderit për të krijuar, me shpenzimet e veta, dy ambiente hyrjeje dhe pritjeje të përkohshme për emigrantët e shpëtuar në det, të aftë për të akomoduar deri në 3,000 persona, ose 39,000 në vit, për të përshpejtuar përpunimin e kërkesa për azil ose riatdhesim të mundshëm”, thuhet në tekstin e protokollit, duke shtuar se juridiksioni mbi qendrat do të jetë italian.

“Në Shëngjin, Italia do të trajtojë procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë; në Gjadër, do të krijojë një strukturë model Cpr për procedurat pasuese. Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore, për sigurinë dhe mbikëqyrjen”, shton ai.

Të fundit