Flash News

E-TJERA

Marrëveshja me Italinë, të rinjtë ‘homazhe’ në derën e Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja me Italinë, të rinjtë ‘homazhe’

Një kurorë lulesh si ato të ceremonisë mortore u la në shenjë proteste në derën e Gjykatës Kushtetuese nga të rinjtë e Lezhës. Ky veprim erdhi pasi Kushtetuesja pranoi këtë të hënë marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Të rinjtë kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim i GJK dhe e kanë konsideruar “të vdekur”  Gjykatën Kushtetuese duke i vendosur kurorën me lule në shenjë simbolike.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese e konsideroi të ligjshme marrëveshjen e emigrantëve të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i hapet rruga Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes.

 

Të fundit