Flash News

E-TJERA

Marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë: Qytetarët do të lëvizin nga njëri vend në tjetrin pa testin e koronavirusit

Marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe

Gjatë takimit të djeshëm të mini-Shengenit Ballkanik u nënshkrua edhe një Memorandum bashkëpunimi kundër COVID-19 midis kryeministrit Rama, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa presidenti i Serbisë po ashtu ishte i pranishëm në takim.

“Nëse ndonjë qytetar ndodhet në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmarr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.

Zaev tha më tej se qytetarët do të lëvizin pa testin e koronavirusit dhe do të lehtësohen nga barrierat financiare.

“Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev.

Të fundit