Flash News

E-TJERA

“Marrëveshja për ‘Mini-Shengen’, gabim i madh”, Vjosa Osmani në Tiranë: Kam ende të njëjtin qëndrim, Rama bindi Hotin të nënshkruaj në SHBA  

“Marrëveshja për ‘Mini-Shengen’, gabim i

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës në detyrë deklaron se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim si një vit më parë për iniciativën e mini-Shengen, të cilën e ka cilësuar si një fatkeqësi dhe që nuk i shërben as Kosovës, e as Shqipërisë, por favorizon më shumë Serbinë.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin Meta gjatë vizitë së saj në Tiranë, Osmani thotë se zyrtarisht Kosova nuk ka asnjë dokumëetn se çfarë përmban kjo iniciativë, që sipas saj që në fillim e la Kosovën të papërfshirë.  

Kam ende të njëjtin qëndrim që kam patur një vit më parë, të njëjtin ja kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, në nëntor dhe do ta përsëris edhe nesër.

Ka shumë argumente në bazë të cilës e kemi ndërtuar atë qëndrim dhe shpresa ka qenë që do kemi mundësinë ta bindim zotin Rama se ky nuk është një projekt që e favorizon Kosovës e Shqipërinë. Po si duket ai bindi kryeministrin Hoti i cili e nënshkroi marrëveshjen e Washingtonit, ku ndër të tjera i referohet edhe kësaj pike.

Ajo që do kërkoj si presidente është ta kemi dokumentin, sepse akoma vetëm flasim dhe nuk e kemi cfarë është ky mini shengen, cfarë përmban.

Nga fillimi ishte gabim sepse parimi bazë ku iniciativat rajonale kanë sukses është parimi i gjithëpërfshirës, 6 shtete e Ballkanit Perëndimor.

Sic e dini, nuk është përfshirë Kosova nga fillimi, nuk është konsultuar me të dhe ende jemi në një stad ku presidenca e Kuvendi nuk është njoftuar zyrtarisht se cka qëllimi ka. Më e mira do ishte të shkrihet në iniciativat ekzistuese, që e kanë patur mbështetjen e SHBA. Ne kemi ofruar dorën e bashkëpunimit për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Serbinë që nuk ka kërkuar ende falje. Asnjë moment nuk jemi kundër përfshirjes rajonale, kërkojmë të jemi të barabartë dhe politika që janë në interes të qytetarëve.

Ajo që kemi degjuar nga media për mini shengent eshte se ka çështje që i leverdisin më shumë Serbisë se sa Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Osmani.

Të fundit