Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për refugjatët, gazetarja: Nuk ishte rastësi, u realizua nga një grup pune

Marrëveshja për refugjatët, gazetarja: Nuk ishte rastësi, u

Gazetarja Alba Kepi ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët.

E ftuar në Syri TV, Kepi tha se marrëveshja me nënshkruar dje mes Ramës dhe Melonit nuk ishte e rastësishme, por ka qenë një grup pune i cili e ka realizuar në kohën kur kryeministrja italiane erdhi në Dhërmi me ftesë të Ramës.

Kepi: Erdhi surprizë sepse unë e postova lajmin më herët dhe asnjë media nuk e kishte postuar, as zyra e shtypit të kryeministrisë gjithashtu nuk e kishte përcjellë.

Dhe, dukej e çuditshme që Rama bënte një vizitë zyrtare në Itali në Romë, ishte informuar të bëhet dhe një konferencë shtypi më pas dhe askush nuk e përcolli.

Këto janë absurditetet e medieve shqiptare që presin derisa Rama e publikon në Facebook dhe pastaj bëhet lajm i besueshëm. Dhe pse unë e kisha informacionet të gjitha se në orën15:00 bëhej takimi, dhe më pas kishte një konferencë të përbashkët. Ne e kishim një ose dy vite më parë se mbase Dhqipëria do bëhet pikë e zbarkimit të emigrantëve por nuk kishim një qartësi, madje dhe në atë vizitë që bëri Meloni në gusht mendonim se ishte orientuar më shumë tek sektorët strategjik si energjia etj etj, e kishim anashkaluar këtë, prandaj erdhi si e papritur.

Ka pasur dhe informacione të tjera, por me sa mora vesh unë para një muaji patëm një sinjal të tillë, që unë ju përgjigja se kjo nuk është diçka e re sepse ishte thënë dhe herë të tjera.

Por, me sa duket Meloni nuk ka më ku të shkojë dhe ka gjetur ndoshta një plan dhe një agjendë pune që u vendos kur ishte në Dhërmi dhe u aktivizua dje.

Dhe jo, nuk mendoj se ishte një gjë e rastësishme por mendoj se ishte një grup pune që e kishte realizuar sepse Meloni e tha qartë që ne sot vetëm firmosim një protokoll por janë ministritë përkatëse/përgjegjëse që do ulen për të hartuar të gjitha pikat.

Të fundit