Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për refugjatët, presidenti i KE: S’mund të them nëse kampet në Shqipëri janë mirë apo jo

Marrëveshja për refugjatët, presidenti i KE: S’mund të

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka komentuar marrëveshjen Itali-Shqipëri të nënshkruar vitin e kaluar, që i hapi rrugë ndërtimin të kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin.

Në një intervistë për ANSA, Michel është shprehur se rrugët e reja për të kontrolluar emigracionin e paligjshëm nuk duhet të shihen më frikë, por nuk pranoi të thoshte nëse marrëveshja ishte diçka e mirë apo e keqe.

"Unë mendoj se nuk duhet të kemi frikë të shikojmë mënyra operacionale, mënyra konkrete, për të qenë më efektivë në drejtim të menaxhimit të migracionit," tha Michel. “Nuk dua të ndërhyj në debatin e brendshëm në Itali, por duhet të shqyrtojmë se cilat janë modalitetet konkrete dhe nuk dua të them se pikat e nxehta në Shqipëri janë të mira apo jo”.

Të fundit