
Flash News
Berisha pritet me entuziazëm nga qytetarët në Pogradec
Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit të Korçës, tre vajza përfunojnë në spital
Funerali i Papa Françeskut bën bashkë Trump dhe Zelenskyy, ja ç'biseduan
Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, si parashikohet moti sot
Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë
Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil.
Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë.
Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të migrantëve dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.
Sipas deklaratës së sotme të Amnesty International “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.
Matteo de Bellis, hulumtues për Migracionin dhe Azilin pranë organizatës vlerëson se “kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil.” Sipas tij “ky propozim i pazbatueshëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë, t'i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare."
Sipas protokollit mes dy vendeve, në Shqipëri do të transferohen migrantët e kapur në det të hapur. “Me qindra milje distancë midis Mesdheut qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve, dhe Shqipërisë, marrëveshja shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e Amnesty International.
Sipas marrëveshjes, Shqipëria ofron vetëm territorin e saj, ndërkohë që përgjegjësia, përfshirë dhe juridiksionin mbi dy qendrat, mbetet vetëm e Italisë. “Ndërsa zbatimi i juridiksionit italian duket se premton akses në garancitë procedurale dhe të drejtat e azilit në përputhje me ligjin italian dhe të BE-së, në realitet aksesi në garanci të tilla mund të pengohet rëndë”, thekson Amnesty, pasi sipas saj “të gjithë personat e sjellë në qendrat në Shqipëri, përfshirë edhe azilkërkuesit, do të ndaloheshin automatikisht. Ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. E kombinuar me ndryshimet e fundit në ligjin italian, marrëveshja mund të çojë në ndalimin, në mënyrë të vazhdueshme të peronave, për më shumë se 18 muaj”
Deklarata e organizatës për të Drejtat e njeriut, vjen ndërsa sot në Dhomën e deputetëve të parlamentit Italian u shqyrtua në parim teksti i marrëveshjes. Votimi pritet gjatë dy ditëve të ardhshme. “Në vend që të ratifikojnë këtë marrëveshje të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të siguruar pritje të përshtatshme në Itali, qasje në një procedurë efektive azili dhe rrugë qasjeje të sigurta dhe të rregullta, veçanërisht për njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, përfundon Amnesty International.
Kryeministrja italiane Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet u rritën. Opozita italiane ngriti pikëpyetje të shumta mbi marrëveshjen dhe po e kundërshton atë me forcë, duke vënë theksin mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, apo dhe mbi vetë dobinë e këtij akti.
Në Shqipëri opozita gjithashtu ka shprehur shqetësime serioze. Sipas saj marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës. Po ashtu njohja e juridiksionit italian mbi territorin ku do ngrihen qendrat shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.
Pikërisht për këto çështje dhe pretendimet se protokolli mes dy vendeve bie ndesh dhe me konventat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, 28 deputetë të së djathtës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në muajin dhjetor kjo Gjykatë vendosi pezullimin e procedurave të ratifikimit në parlament. Çështja po gjykohet me dyer të mbyllura vetëm mbi bazën e dokumentacionit. Pas seancës së javës së shkuar, me gjasë Gjykata mund të dalë me një vendim që në seancën e rradhës, pas dy ditësh. VOA
Të fundit




Berisha: Rama aq sa ka të gjatë trupin, ka dhe dorën për të vjedhur
26 Prill 2025, 21:07
“Hajde të përballemi”, Berisha sfidon Ramën
26 Prill 2025, 20:44

Berisha pritet me entuziazëm nga qytetarët në Pogradec
26 Prill 2025, 20:02
Lamtumirë, Papa Françesku
26 Prill 2025, 19:42

Eurodeputeti ‘shuplakë’ Ramës: Qeveria shqiptare nuk garanton zgjedhje të lira
26 Prill 2025, 19:03
Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushatave
26 Prill 2025, 18:35
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin
26 Prill 2025, 18:29


Kush do ta pasojë Papa Françeskun? Njihuni me 12 kandidatët e mundshëm
26 Prill 2025, 17:21
LaCivita ndan foton me Trump: Fotografia e preferuar e “Fushatës së të Parëve”
26 Prill 2025, 16:59
I dënuar për plagosje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim
26 Prill 2025, 16:34

Gjykata e Tiranës rikthen në krye të AMP-së, Florian Sulejmanin
26 Prill 2025, 16:00

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës
26 Prill 2025, 15:19


Ujku nuk voton
26 Prill 2025, 14:35







Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë
26 Prill 2025, 12:04
Berisha: Fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb
26 Prill 2025, 11:47



Spahiu nxjer videon: I ati i kandidatit të PS në Bulqizë dha shembullin më të keq
26 Prill 2025, 10:29
Funerali i Papa Françeskut bën bashkë Trump dhe Zelenskyy, ja ç'biseduan
26 Prill 2025, 10:09

Këmbimi valutor, 26 prill 2025
26 Prill 2025, 09:23
Tarifat e SHBA, rriten pasiguritë e eksportuesve shqiptar
26 Prill 2025, 09:08
Horoskopi/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Prill 2025, 08:48
Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, si parashikohet moti sot
26 Prill 2025, 08:29

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Prill 2025, 07:56



I riu që u plagos sot në Farkë është djali i ish-deputetit të PD
25 Prill 2025, 21:52


Andres Pastrana: CDI qëndron fuqishëm pranë PD, ka treguar vendosmëri
25 Prill 2025, 20:57
Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një 19-vjeçar
25 Prill 2025, 20:48
Video/ Mziu kërkon votën mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut
25 Prill 2025, 20:33


Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
25 Prill 2025, 20:02
Funerali i Papa Françeskut, 4,000 policë do të mbikëqyrin sigurinë nesër në Vatikan
25 Prill 2025, 19:40
Berisha në Tiranë: Lehtësira dhe subvencione për ata që kthehen në Shqipëri
25 Prill 2025, 19:32
Berisha: Shqiptarët shpenzojnë për ilaçe 4 herë më shumë se për bukën
25 Prill 2025, 19:19
Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin
25 Prill 2025, 19:02
Video/ Minatori i zhgënjyer djeg teserën e PS
25 Prill 2025, 18:45
Aksident në “Plepat e Kardhiqit”, gjermani përplas këmbësoren në Gjirokastër
25 Prill 2025, 18:36
Begaj dhe Osmani kryejnë homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Vatikan
25 Prill 2025, 18:17
Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë
25 Prill 2025, 18:04



Ra nga lartësia teksa punonte në Golem, ndërron jetë 62-vjeçari
25 Prill 2025, 17:15
Gjenerali rus vritet në një shpërthim me bombe në Moskë
25 Prill 2025, 16:58


Tiranë/ 22-vjeçarja e dehur thyen pajisje, babë e bir e godasin me grushte
25 Prill 2025, 16:20
Takim me Metën në burg? Majko: E kam shok rinie, por do krijonte keqkuptime
25 Prill 2025, 16:13

Tre vjet pritje për një vendim gjykate, sekretarja: Si puna jote kemi 5000 veta!
8 Korrik 2021, 21:42
Meta: Rritja e pensioneve do të fillojnë menjëherë me votën për Nr. 1
25 Prill 2025, 15:29
Trump: Krimea do të qëndrojë me Rusinë, Zelenskyy e di këtë
25 Prill 2025, 15:20
Shpyllëzimi i heshtur nga prerjet e paligjshme, zjarret, minierat dhe harresa
25 Prill 2025, 15:11
Sfidat e Hënës së Re, mundësi për këto dy shenja
25 Prill 2025, 15:01
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, shoferi gjerman përplas 38-vjeçaren
25 Prill 2025, 14:49

Lëkundet turizmi në mars, të huajt ranë me 2.7 për qind
25 Prill 2025, 14:31
Paqja Fiskale në Shqipëri: Një marrëveshje e rrezikshme me të kaluarën
25 Prill 2025, 14:24
Shiste kanabis në Kombinat, arrestohet 25-vjeçari
25 Prill 2025, 14:19

Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi?
25 Prill 2025, 14:01


Incidenti në Dibër, Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut Blendi Klosi
25 Prill 2025, 13:32
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë
25 Prill 2025, 13:27
Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje
25 Prill 2025, 13:11
PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu
25 Prill 2025, 12:55

Gruaja hidhet nga kati i tetë i pallatit në “Don Bosko”
25 Prill 2025, 12:34

Programi i PD për mjekësinë/ Alimehmeti: Shëndetësia ka nevojë për reforma urgjente
25 Prill 2025, 12:20
Video/ Zjarr në New York, shqiptari: Mora sendet personale dhe 11 vota kundër Ramës
25 Prill 2025, 12:09
