Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Rama-Meloni dhe ligji i ri për Zonat e Mbrojtura, Burimi: Dënim kolosal i qeverisë për Shqipërinë

Marrëveshja Rama-Meloni dhe ligji i ri për Zonat e Mbrojtura, Burimi:

Miratimi i marrëveshjes për emigrantët nga Rama-Meloni dhe ligji për ndërtime në Zona të Mbrojtura janë cilësuar si dënime kolosale të qeverisë për Shqipërinë nga analisti Genc Burimi.  

Duke folur në Syri tv, Burimi u shpreh se duhet të shtohen komisionet hetimore mbi masakrën e zonave të mbrojtura dhe se me ardhjen në fuqi të opozitës ky ligj do të zhbëhet.

Ke shumë vende në Europë që janë të vogla si Belgjika, Luksenburbu, Sllovakia që janë mbi 30% zonë e mbrojtur. Ky është një mashtrim i parë që thotë zonja Kumbaro, që Shqipëria sakrifikuaka në raport me sipërfaqen e saj, shumë sipërfaqe me zonë të mbrojtur. Edi Rama është si ‘pëlhura e Penelopës’ që e bën ditën dhe e zhbën natën.

A ju kujtohet kur bëri një ligj për bastet, që na mbushi mendjen që shqiptarët varfëroheshin, mashtroheshin dhe pastaj po atë ligj e bëri prapë. Këtë gjë po bën edhe me zonat e mbrojtura. Shkoi çmontoi ligjin që ai vetë bëri. Si mund ti besosh kësaj qeverie, këtij personazhi?

Dua që në komisionet hetimore parlamentare të shtohet edhe një komision i 9-të, komision hetimor mbi këtë masakër, mbi këtë gjenocid që do i bëhet mjedisit shqiptar nga qeveria Rama.

Dua që kjo opozitë sot të premtojë që ata biznesmen që do shkojnë që të hedhin para tek ky ligji i ri i Ramës ta ketë të qartë që me ardhjen në fuqi të opozitës ky ligj do të çmontohet dhe ata do të humbasin investimet”, u shpreh Burimi.

 

Të fundit