Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, reagon KE: Nuk kemi ende informacion të detajuar

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, reagon KE: Nuk kemi ende

Komisioni Evropian është “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

"Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar: marrëveshja operacionale duhet të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare." Një zëdhënëse e ekzekutivit të BE-së i thotë Adnkronos.

Menaxhimi i dy kampeve të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian, sipas kritereve të BE-së, shpjegoi kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në “Pesë Minutes”.

“Po, menaxhimi do të jetë italian, ka një protokoll shumë të saktë, është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime, gjithçka bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, tha Rama. “Kjo marrëveshje – nënvizoi ai – vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë, kur Italia kërkon të japë një dorë, ne jemi gati ta japim.

Të fundit