Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Rama-Meloni, protestë në Shëngjin: Anti-kombëtare!

Marrëveshja Rama-Meloni, protestë në Shëngjin:

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar sot në Shëngjin kundër marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për strehimin e refugjatëve në vendin tonë.

Protestuesit shprehen se Rama duhet të tërhiqet nga kjo marrëveshje ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

Kthimi i Shengjinit ne Lampeduzen shqiptare nuk do të ndodhi kurrë. Rama të tërhiqet nga kjo marrëveshje. Ata duhet të dinë që më pas do të vi e keqja, kur të fillojë trajtimi i tyre. Paraqet një rrezik shumë të madhe kjo marrëveshje. Qytetarët të vinë e të protestojnë kundër kësaj marrëveshje pasi është tërësisht anti-kombëtare. Nuk do ta realizojmë. Kjo është një akti i rëndë. Ne nuk do ta lejojmë me cdo kusht”.

Të fundit