Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Rama-Meloni/ Strasburgu i thotë ‘jo’ procedurës së përshpejtuar: Projekti rrezikon të shpërbëhet

Marrëveshja Rama-Meloni/ Strasburgu i thotë ‘jo’

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, duket se është ende në rrezik edhe pse është miratuar nga ligjvënësit në Tiranë dhe Romë.

Protokolli i firmosur nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë pagesën e garancisë 5000 euro, për të pritur vendimin e kërkesës për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare, raportojne mediat italiane.

Pikërisht, praktika e procedurave të përshpejtuara kufitare bëri që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane të mos vepronin, por të kërkonin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e saj.

Gjykata e Kasacionit në Itali ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, ndërsa ministria e Brendshme kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.

Gjykata Evropiane është përgjigjur me “jo”, ndaj efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje të përkohshme me afat të papërcaktuar për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe. 

Të fundit