Flash News

E-TJERA

Marrëveshja serbo-ruse, Bilçik: Goditje për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Marrëveshja serbo-ruse, Bilçik: Goditje për

Raportuesi i Parlamentit Evropian në Serbi, Vladimir Bilçik ka deklaruar se Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së, duke dëmtuar Ballkanin Perëndimor.

Bilçik e sheh marrëveshjën që nënshkroi Rusia me Serbinë për konsultime politike të rregullta e të planifikuara, si goditje për anëtarësimin e Ballkanit.

“Si një mbështetës i zjarrtë i çdo hapi drejt një Serbie evropiane, unë e shoh lajmin e marrëveshjes për konsultimeve të planifikuara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor. Le të jemi të qartë: Rusia po mobilizohet për të sulmuar shtetin kandidat për në BE, Ukrainën, Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së!”-shkruan ai.

Të fundit