Flash News

E-TJERA

Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, çfarë përfitojnë emigrantët?

Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, çfarë

Zyrtarisht, Italia dhe Shqipëria firmosën njohjen e pensioneve, nga e cila përfitojnë të paktën 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe italianë që jetojnë në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë emigruar drejt Italisë në vitin 1990 dhe aktualisht, mund kanë mbushur moshën e pensionit ose iu duhen edhe pak vite për ta mbushur. E megjithëse kanë punuar në Itali ose në Shqipëri nuk kanë përfituar pension.

Për të siguruar pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri minimalisht 15 vite. Me nënshkrimin e marrëveshjes me dy qeverive, emigrantët kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Konkretisht, ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension. Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë sa kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.

Përpos kësaj, ka edhe disa përfitime të tjera që vijnë nga ligji italian.

Në Itali aplikohet për Quote 103, nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri dhe Itali, dhe mosha e tij është 65, atëherë ai del në pension direkt.

Të fundit