Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin

Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditën e hënë vendimin lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Marrëveshja mes Kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni u dërgua në Kushtetuese nga deputetët e PD.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri refugjatët që kap në Detin Mesdhe në një qendër për pritjen e tyre, e planifikuar të ndërtohet në Gjadër të Lezhës. Marrëveshja planifikohet të nisë së zbatuari pranverën e këtij viti.

Njoftimi për shtyp i Kushtetuese:

1. Sot në datën 24.01.2024, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën plenare të radhës për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” ”.

2. Gjatë shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, nëpërmbajtje tëtë cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30.

3. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenet 43 pika 1 shkronja “ë” dhe 44/a tëligjit organik të saj, që parashikon të drejtën e palëve të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera,vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00.

 

Të fundit