Flash News

E-TJERA

Marrëveshjet mes dy qeverive/ Ambasadori shqiptar në Kosovë: Pjesa dërrmuese do të zbatohen

Marrëveshjet mes dy qeverive/ Ambasadori shqiptar në Kosovë:

Të premten u mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku u firmosën 13 marrëveshje dhe 3 memorandume.

Ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi, tha në një intervistë për mediet, se pjesa dërrmuese e marrëveshjeve të nënshkruara do të gjejnë zbatim, duke nënvizuar këtu tre marrëveshjet e ministrave të Brendshëm dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore.

“Unë shpresoj që një pjesë dërrmuese të tyre do të gjejnë zbatim shumë shpejt, siç janë tre marrëveshjet e ministrave të Brendshëm, marrëveshja mes ministrave të Financave për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve Shoqërore Shqipëri-Kosovë apo lajmi shumë i madh, mendoj unë, për fillimin e punës për një hekurudhë të re Durrës-Prishtinë, që do të jetë një shërim shumë i madh i energjive, potencialeve dhe një pjesë shumë e rëndësishme e ëndrrave të të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë”, deklaroi Minxhozi.

Të fundit