Flash News

E-TJERA

Marrin flakë 4 makina në Fier

Marrin flakë 4 makina në Fier

Katër makina janë djegur në lagjen “Apolonia” në Fier.

Policia sqaron se zjarri ka rënë në një makinë tip “Benz”, e cila dyshohet se ka marrë flakë për shkaqe elektrike.

Më pas ka marrë flakë edhe një automjet tip “Nissan”, një “Volkswagen” si edhe është djegur pjesërisht një tjetër “Volkswagen”, të cilat ishin parkuar afër “Benz-it”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Të fundit