Flash News

E-TJERA

Marrin flakë lëndët toksike te “ish-trikotazhi” në Korçë, banorët rrezikohen nga helmimi

Marrin flakë lëndët toksike te “ish-trikotazhi”

Ish-fabrika e trikotazhit në Korçë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune, duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve në lagjen nr. 9 të qytetit juglindor.  

Jeta e banorëve është vënë në rrezik për shkak të helmit që kanë lëshuar lëndët toksike, të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga viti 1990.

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse dhe pritet që të nxjerrin nga banesat, banorët e pallatit.

“Ish-trikotazhi i Korçës mbetjet që kanë qenë kanë marrë zjarr dhe lëshojnë një tym që s’merr dot frymë, se Korça nuk është vetëm katedralja.  Jemi 10 familje, këtu nuk merr dot frymë.  Njerëzit e pallatit janë në rrezik të merren masa këto janë kanceroze dhe mund tekët akoma më shumë zjarr dhe të ketë pasoja për banorët. Aty ka ardhur zjarrfikësja që po i hedh ujë, po ato nuk duan ujë se ato bëhen me keq duhet të vijnë specialistët që ta shohin.” është shprehur një banor pët mediat.

Banorët e alarmuar kanë hedhur akuza ndaj autoriteteve lokale, duke thënë se kanë bërë kërkesa para disa muajsh por nuk është marrë asnjë masë.

Ndryshimi i temperaturave, bën që lëndët kimike të bëjnë reaksion dhe të çlirojnë gazra të rrezikshëm, ndërsa bashkia dhe prefektura pas ngjarjes kanë inspektuar zonën dhe kanë thënë se në ditët në vijim do të vendoset se çfarë do të bëhet.

Të fundit