Flash News

E-TJERA

Marshim-homazh në Shëngjin, qytetarët ndezin qirinj për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë

Marshim-homazh në Shëngjin, qytetarët ndezin qirinj për

Qytetarët i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për një marshim-homazh në Shëngjin, për të nderuar kujtimin e vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia e cila humbi jetën pas goditjes nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

“Lulet siç i kemi në dorë do t’i hedhim në ujë për të kujtuar Jonadën e vogël. Për të kujtuar prindërit e Jonadës dhe për të treguar solidaritetin tonë me familjen. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot që i jeni përgjigjur kësaj thirrjeje. Ne jemi shumë më shumë se sa kaq. Sepse janë me qindra njerëz që me shpirt janë bashkë me ne”, ka thënë Dom Gjerj Meta pak para nisjes së marshimit.

Qytetarët kanë ndezur qirinjtë dhe kanë hedhur lulet në det për të kujtuar Jonadën e vogël e cila humbi jetën pikërisht në bregun e detit të Himarës.

Të fundit