Flash News

E-TJERA

Marshim-protesta për 14-vjeçarin e vrarë, qytetari: Nuk dua që fëmijës tim t’i ndodhë e njëjta gjë

Marshim-protesta për 14-vjeçarin e vrarë, qytetari: Nuk dua

Një qytetar i cili ka dalë në marshim-protestën për Martin Canin, 14-vjeçari i ndjerë që u vra pranë shkollës, është shprehur se ka dalë sot për të kërkuar drejtësi që e njëjta gjë të mos i ndodhë djalit të tij.

“Kësaj proteste i jam bashkuar sepse kam një fëmijë në moshën e këtij djalit dhe nuk dua që fëmijës tim ti ndodhë kjo gjë.

Dua që gjithsecili të marrë përgjegjësinë e vet, duke filluar nga mësuesja në klasë, institucionet, qeveria, ministria dhe të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të gjendet një fajtor real.

Këtë kërkoj. Absolutisht jo. Nuk ka asnjë mbajtje përgjegjësit nga institucionet, përkundrazi, nuk kemi as një deklaratë zyrtare nga asnjë lloj institucioni nga shkolla, nga oficerja e sigurisë në shkollë, nga policia, nuk kemi asnjë gjë, nuk dimë asnjë gjë.

Nëse maksimumi i ministrisë është një fëmijë i vdekur, duhet të japin dorëheqjen, të largohen, dhe të gjejnë dikë që mund të japë garanci dhe siguri për çdo prind në shkollë.

Shkollat nuk janë absolutisht të sigurta. Unë si prind nuk e shoh absolutisht të sigurtë, përderisa ne si prindër detyrohemi ti çojmë dhe ti marrim fëmijët nga shkolla, nuk ka asnjë lloj sigurie.

Duhet bërë shumë më shumë, në çdo lloj institucioni, jo vetëm tek oficerët e sigurisë.

Nuk është thirrur askush, as prindërit asnjë njeri, nuk ka siguri në shkolla.

Në momentin që unë e çoj dhe e marr fëmijën tim nga shkolla, do të thotë që unë nuk kam garanci tek ajo shkollë, nuk kam siguri për fëmijën tim që të vijë vetë në shtëpi”, u shpreh ai.

 

Të fundit