Flash News

E-TJERA

Marshimi drejt Kryeministrisë, mësohet skenari i Berishës. Rama çon Vuçiç në Elbasan

Marshimi drejt Kryeministrisë, mësohet skenari i Berishës. Rama

Disa minuta na ndajnë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.

Mediat kanë bërë me dije që në fillim protestuesit dhe mbështetësit e kësaj thirrjeje, do të mblidhen përpara selisë së PD-së dhe më pas me Sali Berishën në krye të drejtohen për te Kryeministria.

Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.

Ndërkohë, Vuçiç mbërrin në Elbasan në orën 18:30 dhe në orën 19:00, Edi Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi. Protesta në Tiranë nuk është thirrur vetëm kundër Vuçiç, por edhe asaj që Sali Berisha e cilëson si mafien e inceneratorëve.

Ndërkohë në terren kanë zbritur rreth 600 forca policore, teksa kanë rrethuar Kryeministrinë.

Të fundit