Flash News

E-TJERA

Marsi nis me shifra të larta, 122 viktima dhe 4911 raste me Covid-19 në gjashtë ditë

Marsi nis me shifra të larta, 122 viktima dhe 4911 raste me Covid-19
Foto Ilustruese

Muaji mars ka nisur me bilanc të rënduar sa i përket viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Në gjashtë ditët e oara ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 122 viktima nga Covid-19.

Ndërkohë numri i rasteve ditore edhe pse ka pësuar zbritje të lehtë mbetet shqetësuese. 4911 infeksione të reja janë regjistruar në gjashtë ditët e para të marsit.

Prej më shumë se një jave është diskutuar një ashpërsim i masave anti-Covid në vendin tonë, por nuk ndodhi. 10 ditë më parë ishte komunikimi i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili pavaërisht se vleërsoi që situata me koronavirusin në vendin tonë ishte delikate, la në fuqi masat ekzistuese.

Kufizimet anti-Covid janë:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve në këtë fashë orari.

Shkollat e mesme në zonat e kuqe vijojnë mësimin online.

Universitetet mbeten online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të pezulluara.

Të fundit