Flash News

E-TJERA

“Martohu me mua ose...”, I hyri pa leje në banesë dhe kanosi 20-vjeçaren, arrestohet i riu në Kuçovë

“Martohu me mua ose...”, I hyri pa leje në banesë dhe

Një i ri është arrestuar në Kuçovë pasi ka kanosur një 20-vjeçare.

Sipas policisë, 31-vjeçari i hyri pa leje në banesë të resë duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit