Flash News

E-TJERA

Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në vend do të dominojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, të cilat do të sjellin temperatura shumë të larta.

Pritet që pasditja të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 deri në 37 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë, mesatare në det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit