Flash News

E-TJERA

Masa për 24 zyrtarët e ‘Bujqësorit’, pedagogu i UBT: Tenderat janë marrë me telefon nga lart

Masa për 24 zyrtarët e ‘Bujqësorit’, pedagogu i UBT:

Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj foli lidhur me hetimet ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të UBT-së me urdhër të SPAK pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderat dhe fondet publike.

I ftuar në News 24, Susaj tha se nga eksperienca shumë vjeçare e tij në këtë universitet, ai mendon se shumica e personave nën hetim janë shfrytëzuar.

Pedagogu tha se ndonëse ata kanë firmosur letra për tendera, ata nuk kanë marrë e as nuk kanë çuar asnjë përfitim në shtëpi.

“Bujqësori është më mirë se universitet e tjera. Nuk janë ata 24 kolegë ata që e kanë mbjellë, sepse tenderat janë marrë me telefon nga lartë  e kanë thënë jepja filanit, atje duhet të shkojë sistemi.

Nuk kam arsye me hang gjithë këtë stres.  100 lekë të vjetra nuk ia kam bërë dëm shtetit në të gjithë jetën time.

Ai mund të ketë firmosur letrën por kurrgjë nuk ka çuar në shtëpi. Janë shfrytëzuar. Janë 43 vjet. Në universitetet e Shqipërisë Bujqësori është më i akredituari dhe e kreditet më të larta”, u shpreh pedagogu. 

Të fundit