Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Masa për Beqajn, Lubonja: Prokuroria me regji, përdoret nga Rama
Analisti Fatos Lubonja foli për hetimet dhe masën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 sipas tij ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.
“Ka një lehtësim për Beqajn kjo vjen nga pushtetit që ka Edi Rama. Prokuroria përdoret. Është një prokurori me regji.
Deduksioni të çon që SPAK përdoret nga Rama. ke mi parë si janë vonuar çështjet, si tërheqja e Arben Krajës, inceneratorët e të tjera. Duket sheshit që ka bashkëpunim.
Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët. Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjen. Ndërsa këtu nuk shkon atje”, tha Lubonja.