Flash News

E-TJERA

Masa shtesë sigurie për Dumanin, reagon SPAK: Procedura në zbatim të ligjit

Masa shtesë sigurie për Dumanin, reagon SPAK: Procedura në zbatim

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmeve se kreu i institucionit, Altin Dumani, lëviz me makinë të blinduar prej dy javësh dhe se në banesën e tij ka masa të shtuara sigurie.

SPAK sqaron se bëhet fjalë për procedura të cilat zbatohen konform me ligjin. Sipas SPAK, kreu i saj Dumani, mbrohet nga Garda e cila bashkëpunon me policinë për sigurinë e tij.

"Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara", njofton SPAK.

 

Të fundit