Flash News

E-TJERA

"Masakër mjedisore mbi Shkumbin", gazetari publikon pamjet: Asfalti u shemb aty ku zhavori u mor pa kriter

"Masakër mjedisore mbi Shkumbin", gazetari publikon pamjet:

Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë mbi masakrën mjedisore që sipas tij është kryer pranë Lumit Shkumbin.

Teksa publikon edhe pamjet në rrjetet sociale, ai thotë se marrja e zhavorrit pa kriter me skavator po shkakton dëme të mëdha,  jo vetëm degradim të natyrës, por edhe shembje të asfaltit të rrugës Librazhd-Prenjas, si dhe një pjesë të linjës hekurudhore.

Stafa i bën thirrje autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar aktivitetin pa kontroll dhe për të mbrojtur infrastrukturën dhe ekosistemin.

“Kjo është një masakër mjedisore mbi Lumin Shkumbin! Ku është marrë zhavorri pa kriter, është shembur edhe asfalti dhe është dëmtuar rruga Librazh-Prenjas. Shikoni pamjet!”, thekson gazetari.

Kujtojmë se rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhd, kanë shkaktuar dëmtime në disa segmente infrastrukturore, duke prekur rrugën kombëtare dhe një shtyllë të tensionit të lartë. 

 

 

Të fundit