Flash News

E-TJERA

E rëndë në malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

E rëndë në malin e Llogarasë, qëllohen me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu.

Sipas denoncimeve të pronarëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër janë fshehur në pyll, disa prej të cilëve të plagosur dhe kanë nevojë urgjente për veteriner.

Sipas banorëve, ky nuk është rasti i parë që kafshët në këtë zonë goditen me armë.

Pronari i kuajve ka deklaruar se autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Të fundit