Flash News

E-TJERA

Masakra e Dobraçit, gazetarja ngre dyshime: Në makinë mund të ketë qenë edhe një i katërt

Masakra e Dobraçit, gazetarja ngre dyshime: Në makinë mund

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime se në mjet me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, mund të kenë qenë jo 3, por 4 persona.

E ftuar në studion e “Opinion” në Klan Tv, Lala ka treguar dy detajet se pse grupi hetimor ka ngritur dyshime për 4 persona në mjet.

“Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici është gjetur në atë automjet. Nuk e di nëse është i njëjti person ose jo. Unë dyshoj që kanë qenë dhe më shumë. Pse nuk u fol natën e parë? Sepse natën e parë policia akoma nuk e kishte këqyrur të gjithë makinën e shënjestrave. Të nesërmen kur është bërë rikëqyrja e automjetit kanë rezultuar dy detaje që ngritën dyshime më pas për persona të tretë apo të katërt në këtë automjet. Pse e them këtë gjë? Në sediljen e pasme të automjetit janë zbuluar gjurmë të gjakut. Për pasojë personi i gjetur mbrapa ka qenë i plagosur. Ka qenë e hapur dera e pasagjerit në pjesën e pasme të makinës dhe pjesa para kur ka qenë tashmë i ndjeri Arlind Bushati. Janë gjetur tre pistoleta dhe njëra është përdorur dhe është përdorur nga personi i ulur në pjesën e pasme të automjetit”, tha gazetarja.

 

Të fundit