Flash News

E-TJERA

Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Së shpejti policia do dalë me emrat e personave të përfshirë

Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Së shpejti policia do dalë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha konfirmoi nga Korça se është zbardhur masakra në Dobraç të Shkodrës, ku 4 persona u vranë si pasojë e një atentati, dy prej tyre të pafajshëm.

Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe personat përgjegjës.

“Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje. Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit,” u shpreh ministri.

Të fundit