Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Masakra e Dobraçit/ Personi ‘misterioz’ dyshohet të jetë Ibrahim Liçi, kontrolle në disa klinika në jug
Hamza Liçi, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha, këta dy të fundit kalimtarë të rastit, mbetën të vdekur në masakrën e Dobraçit.
Ende nuk dihet shënjestra e atentatit pasi nuk dihet ende identiteti i personit të tretë që shfaqet në video. Dyshime ka se ky person është Ibrahim Liçi i vëllai i Hamza Liçit, i njohur me nofkën “Braçja”.
Në video, pas atentatit, ky person shfaqet me duar të gjakosura duke çaluar pranë trupit të njërit prej viktimave, konkretisht, dyshohet pranë Hamza Liçit.
Bëhet me dije se Liçi mund të ketë qenë ky person i cili udhëtonte me Hamzanë dhe Arlindin dhe që mund të ketë mbetur i plagosur nga atentati.
Aktualisht, po kryhen kontrolle në disa klinika në Fier pasi ka dyshime që të jetë dërguar për mjekim drejt jugut të vendit. Po ashtu, kontrolle po kryhen edhe në Vlorë e qytete të tjera të jugut.