Flash News

E-TJERA

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burgim të përjetshëm

Prokuroria e Posaçme këtë të martë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar si një nga autorët e masakrës së Lushnjës më 11 shtator të vitit 2017.

Pretenca u lexua në mungesë, nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, gjatë seancës në GJKKO.

Haxhiu akuzohej për “masakrën e Lushnjës”, ngjarje ku në përpjekje për eliminimin fizik të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, u vranë 2 persona të tjerë dhe u plagosën 2 të tjerë.

Ai u arrestua në muajin Maj të vitit të kaluar në Janinë, ku strehohej prej kohësh.

Të fundit